2008-03-07 18:18:46

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë


(07.03.2008 RV)Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, duke i dhënë edhe më tepër krizës se Andeve, siç quhet tashmë, një përmasë të pajustifikuar rajonale. Kujtojmë se problemet ndërmjet Kolumbisë, Ekuadorit, Venezuelës, e tani së fundi edhe Nikaraguas, lindën pas sulmit të një njësiti ushtarak kolumbian në territorin ekuadorian, gjatë të cilit u vra numri 2 i Forcave të armatosura revolucionare kolumbiane, FARC. Fatkeqësisht, akoma nuk është hapur asnjë spirale dialogu, pavarësisht nga thirrja e ipeshkvijve për të ulur tonin e polemikës dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi që krerët e shteteve të përfshira të flasin drejtpërdrejt. Në dokumentin e sotëm të presidentëve të 22 Konferencave Ipeshkvnore latinoamerikane, të mobilizuar për zgjidhjen e krizës, thuhet se “të kërkosh paqen është një detyrë themelore për çdo qeveri të përgjegjshme dhe, njëkohësisht, një nevojë e pazëvendësueshme për jetën dhe zhvillimin e plotë të vendeve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.