2008-03-05 16:35:59

Primaret nw SHBA: Hilari Klinton fiton kundrejt Obamës


(05.03.2008 RV)Izraeli dhe Autoriteti palestinez do të rifilllojnë bisedimet për paqen, që u pezulluan të dielën nga Abu Mazen, pas ofensivës së përgjkashme të shtetit hebraik në Rripin e Gazës. Lajmi u dha nga sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme izraelite Tzipi Livni. Akoma nuk dihet data.

Hilari Klinton fiton në Ohajo, Teksas dhe Roud Ajlënd duke i lënë kandidatit tjetër të Partisë Demokratike, Barak Obama vetëm Vermontin. U ndal pra, trendi pozitiv që shoqëroi deri tani ngjitjen e Obamës në pushtet. Kësaj radhe, Klinton theksoi shumë më tepër faktin se ajo është prej kohësh njeri i politikës, më me përvojë se Obama dhe sidomos temën e ekonomisë, ndaj së cilës punëtorët e këtyre shteteve janë shumë të ndjeshëm, për shkak të papunësisë në rritje. Por ndërsa republikanët kanë zgjedhur tashmë kandidatin e tyre, Xhon MekKein, demokratët rrezikojnë të vendosin në gusht, kur kundërshtarët e tyre do t’i kenë shfrytëzuar të gjitha avantazhet që sjell një fushatë elektorale jo e vonshme.

Ekzekutim në masë në Korenë e Veriut, si dikur në Shqipërinë komuniste. 15 vetë, 13 gra e dy burra, u pushkatuan me akuzën se janë përpjekur të arratisen nga vendi, ose kanë ndihmuar të tjerë që të arratisen. Ekzekutimi është bërë më 20 shkurt, por vetëm sot mësohet nga denoncimi i organizatës budiste koreanojugore “Miku i mirë”.

Akoma e pazgjidhur kriza ndërmjet Kolumbisë, Ekuadorit dhe Venezuelës. Spanja, Brazili e vende të tjera janë impenjuar në përpjekjen për të gjetur një mundësi paqeje. Presidenti i Ekuadorit ndodhet sot në Brazil ku takohet me homologun e tij Lula Da Silva.







All the contents on this site are copyrighted ©.