2008-03-05 16:12:04

Arriti në Romë Shenjtëria e Tij, Patriku ekumenik, Bartolomeu I


(05.03.2008 RV)Nesër Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, do të pritet në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Benedikti XVI. Shenjtëria e Tij shoqërohet nga kryepeshkopi ortodoks i Italisë dhe i Maltës, Metropoliti Genadios; nga Metropoliti i Heliopolis e i Theirës, Athanasios dhe Metropoliti i Pergamos, Joanis, kryetar, për palën ortodokse, i Komisionit të përbashkët për dialogun teologjik të Kishës katolike me Kishën ortodokse. Në grupin shoqërues bëjnë pjesë edhe diakoni Jon Krisavgis dhe zoti Paul Gikas.







All the contents on this site are copyrighted ©.