2008-03-04 18:19:25

Imzot Miliore flet në Komisionin e OKB-së mbi statusin e grave


(04.03.2008 RV)“Të promovohen të drejtat e gruas përmes edukimit dhe njohjes së dinjitetit të saj në familje e në shoqëri”: këtë nënvizoi dje kryeipeshkvi Çelestino Miliore, duke folur para sesionit të 52-të të Komisionit të OKB-së mbi statusin e gruas. Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Pallatin e Qelqit, preku problemet kryesore, që presin zgjidhje, si domosdoshmëria e shkollimit të gruas, e drejta për punë, lufta kundër pabarazisë në familje e në shoqëri, roli i gruas në edukimin e fëmijëve, lidhja e paqes me edukimin në prehërin e nënës.Imzot Miliore kujtoi edhe Letrën Apostolike “Mulieris dignitatem’, botuar 20 vjet më parë nga Gjon Pali II, duke u ndaluar tek temat kryesore të saj – pjesëmarrja e gruas në misionin e Kishës e në shoqëri si dhe marrëdhëniet burrë-grua. Prelati theksoi se ‘Mulieris Dignitatem’ është dhuratë e madhe për Kishën e kohës sonë, gur kilometrik e dokument i parë i magjisterit papnor kushtuar plotësisht gruas.







All the contents on this site are copyrighted ©.