2008-03-03 19:00:59

Pas policëve, edhe hekurudhat e kisha serbe bojkotojnë Kosovën


(03.03.2008 RV)Pas policëve edhe hekurudha e kisha serbe refuzojnë bashkëpunimin me qeverinë e Prishtinës. Një tren lokal që udhëtonte nga Fushë Kosova në Leshak u bllokua sot sapo hyri në enklavën serbe të Zveçanit në veri. E ndaluan 50 serbë që punojnë në hekurudhë, në shenjë proteste kundër autoritetit të drejtorisë së shtetit të ri kosovar. Edhe peshkopi ortodoks Artemije u bëri sot thirrje serbëve të Kosovës të refuzojnë çdo lloj konktakti, diskutimi e bashkëpunimi me qeverinë e Prishtinës dhe me përfaqësuesit e atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Kryetari Fatmir Sejdiu, akuzoi Serbinë se po i nxitë serbët e Kosovës që të krijojnë tensione dhe ta bojkotojnë shtetin e ri, por sipas tij, Serbia nuk do të mund ta pengojë procesin e njohjes së shtetit të ri të Kosovës.








All the contents on this site are copyrighted ©.