2008-03-03 19:15:22

Papa salezianëve: kushtojani pa kursim jetën Hyjit e të rinjve.


(03.03.2008 RV)Edhe në kohën tonë, bëjeni aktuale e të suksesshme karizmën e Dom Boskut, duke ia kushtuar pa kursim veten Hyjit e të rinjve: për këtë i nxit Papa salezianët, përmes një mesazhi, drejtuar Rektorit të madh, Paskual Çavez Vilanueva, me rastin e Kapitullit të 26-të të Përgjithshëm, punimet e të cilit u hapën sot në Romë. Në mesazh, Papa ndalet posaçërisht tek sfidat e mëdha të edukimit e të ungjillëzimit, karakteristike për veprimtarinë saleziane, që kur u hodhën themelet. Në hapjen e Kapitullit të 26-të të salezianëve mori pjesë, si i ftuar nderi, Kryeipeshkvi salezian i Tivarit, Imzot Zef Gashi.







All the contents on this site are copyrighted ©.