2008-03-03 18:59:04

Bush mund të vizitojë Kosovën në prill


(03.03.2008 RV)Sipas një lajmi të pakonfirmuar të agjensisë italiane të lajmeve ANSA, e cila citon burime pranë kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush do të vizitojë Kosovën në fillimm të prillit. Sipas disa gazetave të Zagrebit, Bush mund të qëndrojë në Prishtinë pas etapës së parashikuar në kryeqytetin kroat, në përfundim të mbledhjes së NATO-s, që do të zhvillohet nga 2 deri më 4 prill në Bukuresht.
Serbia kerkon nga Kombet e Bashkuara bisedime shtese per Kosoven. Deklarata erdhi nga ministri i jashtem serb Vuk Jeremic, i cili u takua me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun ne Zvicer. Autoritetet serbe, nuk e kane pranuar pavaresine e Kosoves, madje vazhdojne te kerkojne bisedime shtese, ashtu sic kur autoritetet ne Kosove nuk kishin shpallur ende pavaresine. “Ne besojme se nje zgjidhje qe do te sjelle paqe dhe stabilitet mund te arrihet nepermjet negociatave, deklaroi Jeremic ne Gjeneve, ku mori pjese ne nje takim ne Keshillin per te Drejtat e Njeriut te Kombeve te Bashkuara. Jeremic deklaroi se do te nisej javen tjeter ne Nju Jork, nderkohe qe Ban Ki Mun eshte njoftuar per kete vizite. Shefi I diplomacise serbe shtoi se gjate takimit me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, kishte bere te ditur qendrimin e Beogradit, se nuk do te pranoje transferim te kompetencave nga UNMIK-ut ne nje mision tjeter, sic eshte ai Bashkimit Europian. Ministri i jashtem serb do te zhvilloje takime dypaleshe gjate qendirmit te tij ne Zvicer, me homologe te vendeve europiane, aziatike dhe afrikane ne nje beteje per te mos njohur pavaresine e Kosoves.







All the contents on this site are copyrighted ©.