Thirrja e Papës për lirimin e ipeshkvit të Mosulit në Irak.
(02.3.2008 RV)Thirrja e Papës gjate Lutjes se Engjellit te Tenzot për lirimin e shpejt
të ipeshkvit të Mosulit rrëmbyer të premtën e kaluar nga njerëz të armatosur. Ati
i Shenjtë Benedikti XVI qe informuar menjëherë për rrëmbimin e Imzot Paulos Faraj
Rahho, Kryeipeshkëv i Kaldejve, në Irak, që ndodhi dje pas dite në një pritë, gjatë
së cilës u vranë dy rojet e sigurisë dhe shoferi i ipeshkvit. Imzot Rahho posa pati
përfunduar Udhën e Kryqit, një rit fetar shumë i dashur për besimtarët në Irak në
të cilin marrin pjesë në mënyrë jashtëzakonisht të madhe. Fakti që është rrëmbyer
menjëherë pas përfundimit të ritit fetar, bën të mendosh se akti krimal ka qenë paramenduar
e përgatitur. I trishtuar dhe shqetësuar për një vepër kaq të shëmtuar e të urryer,
që godet thellësisht mbarë Kishën e Irakut e në mënyrë të posaçme Kishën Kaldeje,
Papa shprehi afërsinë e tij Patrikut Kard. Emmanueli III Delly dhe tërë bashkësisë
së krishtërë të sprovuar n Irak si dhe familjarëve te viktimave. Ati i Shenjtë Jozef
Racinger ftoi Kishën universale të bashkohet me lutjen e tij të flaktë që në autorët
e rrëmbimit të mbizotërojë aryseja e njerëzimi dhe imzot Rahho të lirohet sa më parë
për t’iu kthye grigjës së vet. Po kështu Papa përsëriti urimin e tij që populli irakian
të rigjejë udhën e pajtimit e të paqes.