2008-03-01 20:01:43

Katër shenjtorë të ri më 12 tetor të ardhshëm.


(02.03.2008 RV)Koncistori i zakonshëm publik për kanonizimin e katër të Lumëve, u mbajt në Sallën e Koncistorit të pallatit Apostolik në Vatikan. Në kremtimin e Orës së Gjashtë, në praninë e të gjithë kardinajve me seli në Romë, Papa shpalli shenjtorë: të lumin Gaetano Erriko, meshtar e themelues i Misionareve të Zemrës së Krishtit e të Zojës së Bekuar, lindur më 1791 në Sekondiliano (Napoli) e vdekur në të njëjtin qytet, në moshën 69 vjeçare; të Lumen Maria Bernarda Bùtler (Verena), virgjër, themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane Misionare të Marisë ndihmëtare, lindur në Zvicër më 1948 , vdekur në Kolumbi më 1924; Alfonsën e Zojës së Papërlyer (në shekull, Ana Muttathupadathu), rregulltare e Kongregatës së Klariseve të të Tretit Urdhër të Shën Françeskut, e lumja e parë indiane, që jetoi ndërmjet viteve 1910-1946 dhe të Lumen Narciza e Jezusit Martillo Moran, terciare domenikane, lindur në Nobol të Ekuadorit, më 1832 e vdekur në Limë të Perusë, më 1869.Katër shenjtorët e rinj ishin burra e gra që jetuan në epoka e rrethana të ndryshme, por që i bashkon e njëjta dashuri pa asnjë kusht për Krishtin dhe i njëjti shërbim ndaj më të nevojtarëve. Gjatë ritit tradicional në gjuhën latine, kardinali Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, i lexoi Atit të Shenjtë biografinë e katër Shenjtorëve të rinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.