2008-02-28 18:06:38

Mblidhet Grupi Ndërkombëtar për Kosovën: nuk do të ketë ndarje tjetër


(28.02.2008 RV)Pas njohjes zyrtare të Kosovës nga Zvicra dhe Austria, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith i kthehet sot temës së ndarjes së Kosovës në Mitrovicë. Në Konferencën e Grupit ndërkombëtar për Kosovën, mbajtur sot në Vjenë, Feith theksoi se nuk do të ketë ndarje të vendit. Grupi, i përbërë nga 15 shtete, që mblidheshin sot për herë të parë, duhet të kontrollojë zbatimin e planit të Ahtisarit nga Prishtina. Në të bëjnë pjesë: SHBA-të, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Austria, Republika Çeke, Finlanda, Suedia, Turqia, Belgjika, Danimarka, Hungaria, Sllovenia dhe Zvicra.








All the contents on this site are copyrighted ©.