2008-02-27 17:36:15

Në Kongresin e Akademisë Papnore kushtuar të sëmurit në prag të vdekjes, u theksua se njeriu duhet ndihmuar deri në çastin e fundit të jetës.


(27.02.2008 RV)Përfunduan punimet triditore të Asamblesë XIV plenare të Akademisë Papnore për Jetën. Takimin e shoqëroi një Kongres ndërkombëtar me temë “Pranë të sëmurit të pashërueshëm dhe njeriut që jep shpirt”. Çasti kulmor i ngjarjes ishte audienca e së hënës së kaluar në Vatikan. Gjatë takimit me kongresistët, Benedikti XVI ripohoi se një shoqëri e paaftë për t’i ndihmuar me dashuri njerëzit që vuajnë, është çnjerëzore e se njerëzit nuk duhen lënë vetëm, në sa kryejnë shtegtimin e tyre të fundit në këtë tokë.







All the contents on this site are copyrighted ©.