2008-02-27 17:54:00

Ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore: takimi i parë serbo-kosovar pas pavarësisë


(27.02.2008 RV)Filloi sot në Sofje të Bullgarisë mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore. Në kuadrin e saj, zhvillohet edhe sesioni i fundit i Paktit të Stabilitetit, i cili me një memorandum do të transformohet në Këshillin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore”.
Mbledhja karakterizohet edhe nga takimi i parë ballë për ballë ndërmjet serbëve dhe kosovarëve, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për Serbinë, është i pranishëm ministri i jashtëm Vuk Jeremiç, ndërsa për Kosovën, një delegacion i UNMIK-ut. Takimi ka filluar pas deklaratave të hidhura të ambasadores serbe në Bullgari, sipas së cilës autoritetet e Beogradit do të ndryshojnë qëndrimin me vendin fqinjë, pas njohjes së Kosovës nga ana e tij në javët e ardhshme. Po sot, u prononcua edhe kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili sqaroi se Kroacia do të presë vendimet e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian për Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.