2008-02-26 17:53:53

Polonia njeh Kosovën, ndërsa diaspora shqiptare kthehet në Prishtinë për festë


(26.02.2008 RV)Kosova u njoh sot edhe nga Polonia, e cila shprehu urimin që Prishtina të mbrojë pakicat etnike në territorin e vendit. Varshava sqaroi edhe se e konsideron rastin e shpalljes së pavarësisë të shtetit të ri, si krejt të veçantë dhe të papërsëritshëm.
Ndërkaq, dje në fshatin kufitar Mutivode, rreth 35 km larg Prishtinës, 150 rezervistë të ushtrisë serbe u ndeshën me policinë dhe ushtarët e KFOR-it, të cilëve iu desh të përdornin gaz lotsjellës. U plagosën 10 policë, por sot pika kufitare është hapur sërish. Në protestë po sot, mëse 10 mijë vetë në Banja Luka të Republikës serbe të Bosnjës. Manifestuesit kërkuan edhe pavarësinë nga Federata boshnjake e bashkimin me Serbinë.
Nga ana tjetër, ministri serb i ekonomisë kërkoi që Beogradi të mos paguajë më borxhin e jashtëm të Kosovës, që sipas tij arrin në 150 milion dollarë në vit. Mlagjan Dinkiç propozoi që këto para të shpenzohen për bashkësitë serbe në rajon. Sipas Bankës qendrore serbe, borxhi i jashtëm i Beogradit, në fund të vitit 2007 ishte 1,3 miliard dollarë, marrë kryesisht nga Banka Botërore.
Por të dëgjojmë të rejat e fundit nga Prishtina në informacionin e Rabije Ibrajt:RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.