2008-02-25 18:01:54

Akoma bombardime turke në veri të Irakut


(25.02.2008 RV)RealAudioMP3 Akoma kritike situata në kufirin ndërmjet Irakut dhe Turqisë. Pas atentatit kamikaze që shkaktoi dje së paku 40 viktima në jug të Bagdadit, sot avionë të Ankarasë bombarduan sërish pozicionet e kurdëve të Partisë së Punës së Kurdistanit në veri të Irakut. Një gjendje dramatike që përfshin krejt Kurdistanin irakian, ku kanë gjetur strehë shumë të krishterë. Për gjeopolitikën e kësaj zone flet në mikrofonin tonë don Renato Sako, eksponent i organizatës kishtare “Pax Christi”, i sapokthyer nga rajoni:
Kirkuku lundron mbi naftë dhe Kurdistani irakian po bën gjithçka është e mundur që të arrihet në referendumin – e shtyrë tani për tani – për t’ia bashkangjitur këtë qytet të madh, me rreth 1 milion banorë, Kurdistanit. Kjo do të ishte një pasuri e madhe, por sigurisht që Turqia nuk do ta lejojë kurrë, pasi Kurdistani do të kishte aq naftë, sa të bëhet shumë i rëndësishëm.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.