Ipeshkvi i Kosovës flet për impenjimin e Kishës katolike në këtë moment
(24.02.2008 RV)U mbush një javë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, të
dielën e kaluar, më 17 shkurt. Gjatë kësaj jave, të shumta janë shtetet që e kanë
njohur atë, ndër të cilat mjafton të përmendim SHBA-të, Francën, Gjermaninë, Britaninë
e Madhe dhe Italinë. Por këto ditë u karakterizuan edhe nga protestat e serbëve, të
cilat nganjëherë kaluan në dhunë e shkatërrim. Po javës që kaloi, foli mbi Kosovën
në një konferencë në Parlamentin evropian, ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji.
Pjesën e parë të intervistës së tij me kryeredaktorin tonë, don David Gjugja e transmetuam
të premten. Sot ju ftojmë të ndiqni pjesën e dytë, në të cilën ipeshkvi imzot Dodë
Gjergji ndalet në rolin e Kishës katolike në situatën e re kosovare: