2008-02-24 18:22:11

Dita e katërt e vizitës së kardinalit Tarçizio Bertone në Kubë.


(24.02.2008)Vijon në Kubë vizita e kardinalit Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit ë Vatikanit, me rastin e dhjetëvjetorit të shtegtimit historik të Papës Gjon Pali II në ishullin karaibik. Sot Hirësia e Tij përuroi monumentin e Papës Vojtila, ngritur pikërisht në atë vend ku, më 22 janar 1998, kryesoi për herë të parë Meshën shenjte në trojet kubane, duke u lutur për familjet e këtij kombi të dashur. – E sot, dhjetë vjet më pas – u tha kadinali Bertone të pranishmëve – ju lutem t’ua transmetoni mbarë familjeve të kësaj dioqeze dhe të viseve të tjera, përshëndetjen e dashurinë e Benediktit XVI.Kompleksi monumental, kushtuar Papës, ka në qendër shtatoren Gjon Palit II. Tani ky kompleks do t’u kujtojë kubanëve se shtegtimi apostolik i Papës Vojtila vijon t’i ndriçojë Kishën e kubanët, që kanë etje për vlera më të larta shpirtërore, për vete e për atdheun e tyre të dashur.
Po sot sekretari i Shtetit të Vatikanit u takua edhe me autoritetet e reja të Kubës.







All the contents on this site are copyrighted ©.