2008-02-22 18:25:49

Turqia filloi ofensivën kundër kurdëve në Irak


(22.02.2008 RV)Trupa turke kanë hyrë gjatë natës së djeshme në veri të Irakut dhe kanë filluar një ofensivë tokësore kundër saparatistëve kurdë, që kanë bazat në zonë. Sot paradite, presidenti ruk Abdullah Gyl foli në telefon me homologun e tij irakian, Zhalal Talabani për t’i shpjeguar arësyet e operacionit dhe për ta ftuar për vizitë në Turqi. Mbi ngjarjen është prononcuar edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana, për të cilin ofensiva turke “nuk është përgjigjia më e përshtatshme” ndaj problemit kurd.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania paraqesin sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projekt të ri rezolute që parashikon sanksione të tjera kundër Iranit. Teherani akuzohet se nuk ka ndërmend të braktisë programet e pasurimit të uraniumit.







All the contents on this site are copyrighted ©.