2008-02-22 18:18:54

Papa rrethit të Shën Pjetrit: ‘Kush vuan së bashku me nevojtarët, bëhet lajmëtar e dëshmitar i Ungjillit të dashurisë”.


(22.02.2008 RV)RealAudioMP3 Sot paradite, duke pritur në audiencë një delegacion të Rrethit të Shën Pjetrit, Benedikti XVI i shprehu mirënjohjen e tij për veprat e bamirësisë e të asistencës të të sëmurëve. Hyji – tha Papa - na fton ta shprehim fenë e dashurinë që ushqejmë për të, duke u treguar të vemendshëm ndaj njerëzve që takojmë, posaçërisht ndaj atyre që kalojnë çaste prove, me vetëdijen se në fytyrën e çdo njeriu, aq më tepër kur është nevojtar, shndrit fytyra e vetë Krishtit. Dëshmia e vlerave të fesë së krishterë, bamirësia ndaj të varfërve dhe shërbimi ndaj të sëmurëve kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes në veprimtarinë e veprës Rrethi i Shën Pjetrit, themeluar 139 vjet më parë.
E, në ditën kur Kisha kremton festën e Katedrës së Shën Pjetrit, me të cilën falënderon Hyjin për misionin që ua besoi apostullit e pasardhësve të tij, Benedikti XVI theksoi përpjekjet që bën Rrethi, në emër të Papës, për t’iu përgjigjur nevojave të të varfërve që jetojnë në Romë:
“Ju dëshironi të jeni krahët e tij e zemra e tij, që arrijnë, edhe përmes jush, tek ata, të cilët jetojnë në mjerim. Dhe e di se në vitet e fundit i keni shumfishuar përpjekjet, për t’iu përgjigjur me nisma bamirësie bujare e impenjative, kërkesave të këtyre njerëzve, që kalojnë çaste të vështira”.Ati i Shenjtë e falënderoi delegacionin e Rrethit për dorëzimin e lëmoshës, që njihet me emrin ‘Oboli i Shën Pjetrit’, një ndihmë konkrete për Papën, që të mund t’u përgjigjet kërkesave të shumta nga të katër anët e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.