2008-02-22 18:19:09

Atë Kantalamesa në predikimin e parë krezhmor në Vatikan thekson: “Ta lemë Fjalën e Hyjit të hyjë në jetën tonë e ta ndriçojë”.


(22.02.2008 RV) RealAudioMP3 “Jezusi filloi të predikonte – Fjala e Hyjit në jetën e Krishtit” – kjo ishte tema e predikimit të parë të Krezhmëve, mbajtur sot paradite në Vatikan nga Atë Kantalamesa në praninë e Papës e të Kuries Romake. Predikatari i Shtëpisë Papnore theksoi në mënyrë të veçantë se në Meshë mund t’i rijetojmë me të vërtetë fjalët edhe ngjarjet që tregohen në Bibël. Një mister, ky i predikimit të Jezusit, që vijon në Kishë, përmes së cilës Hyji u flet zemrave tona:
“Flijimi i Krishtit përfundoi mbi kryq – shpjegoi predikatari – pra në një farë mënyre mund të themi se nuk ka më flijime të Krishtit; e megjithatë e dimë se Krishti vijon të flijohet në kryq e të jetë i pranishëm në flijimin eukaristik; ngjarja vijon në sakrament, historia në liturgji. E njëjta gjë ndodh edhe me Fjalën e Krishtit: ajo ka pushuar së ekzistuari si ngjarje, por vijon të ekzistojë si sakrament”.
Prandaj, vijoi predikatari, mund të themi se:
“Fjala që lexojmë në Bibël, në vetvete nuk është shenjë materiale (si uji a si buka), është një sërë rrokjesh të vdekura, por duke ndërmjetësuar feja dhe drita e Shpirtit Shenjt, përmes një shenje të tillë, ne hyjmë misteriozisht në lidhje me të vërtetën e me vullnetin e gjallë të Hyjit dhe dëgjojmë vetë zërin e Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.