2008-02-20 18:18:26

Obama kapërcen Hilari Klintonin në Havai dhe Uiskonsin


(20.02.2008 RV)Barak Obama, kandidati demokrat për presidencën amerikane kapërcen bindshëm kolegen e tij Hilari Klinton, duke fituar edhe në Havai dhe në Uiskonsin. Këtu ka fituar edhe senatori republikan Xhon MekKein. Klinton dhe MekKein kanë përdorur të njëjtat fjalë kundër Obamës, i cili akuzohet se bën premtime elektorale, që nuk mund t’i mbajë. Hilari Klintonit i duhet tani fitorja e padiskutueshme në Teksas dhe Ohajo, më 4 mars, përndryshe mund t’i thotë lamtumirë kandidaturës.

Presidenti pakistanez Pervez Musharraf nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarasisht nga fitorja e opozitës në zgjedhjet legjislative të së hënës. Presidenti amerikan Bush nënvizon se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe përfaqësojnë një fitore të popullit. Ky i fundit po largohet gjithnjë e më shumë nga vendi për shkak të krizës politike, pasigurisë dhe varfërisë në rritje.

Kryeministri armen, Serzh Sarkizian fitoi zgjedhjet e djeshme presidenciale me 52,86% të votave, sipas deklaratës së Komisionit Qendror pas numërimit të të gjitha skedave. Në vendin e dytë, me 21,5% të votave, presidenti aktual Ter-Petrosian, i pari kryetar i shtetit të pavarur të Armenisë, pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik. Ter-Petrosian e ka akuzuar kundërshtarin për manipulime dhe ka udhëhequr rreth 40 mijë protestuesit që sot pasdite zbritën në shesh kundër rezultateve. OSBE-ja i ka shpallur zgjedhjet në thelb, të rregullta.








All the contents on this site are copyrighted ©.