2008-02-20 18:13:03

Jeremiç në Europarlament: "Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë"


(20.02.2008 RV)Ndërkaq, menjëherë pas ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergjit, Europarlamenti dëgjoi sot edhe ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç, i cili po sot, foli edhe para Këshillit të Evropës.
“Kosova do të mbetet gjithnjë pjesë e Serbisë” – deklaroi ai në Strasburg, pasi shpjegoi se Beogradi është gati të riulet në tryezën e bisedimeve me Prishtinën, për të përcaktuar statusin e Kosovës, atë status që do të njihej edhe nga Serbia. Jeremiç u shpreh si europeist i bindur, megjithëse në këtë moment i vjen turp për të gjitha ato shtete që kanë tradhëtuar Beogradin duke njohur pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, Jeremiç, duke iu referuar dhunës së djeshme në kufi, e dënoi atë ashpër, por nënvizoi se në të gjithë Serbinë njerëzit ndjehen të zhgënjyer nga situata.







All the contents on this site are copyrighted ©.