2008-02-20 18:15:22

Fillon misioni i kreut të Eulexit, Piter Feith në Kosovë


(20.02.2008 RV)Sot në Kosovë, filloi punën kreu i misionit evropian civil Piter Feith, i cili u takua me autoritetet e vendit në Prishtinë. Disllokimi i personelit, sipas tij, do të fillojë në javët e ardhshme. Menjëherë pas takimit me të, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu iu drejtua serbëve duke u bërë thirrje që të marrin pjesë në jetën e vendit dhe të ruajnë qetësinë në veri. Pas ngjarjeve të djeshme në kufi, për të cilat KFOR-i ka akuzuar liderët serbë të Mitrovicës, gjendja sot duket se është kthyer në normalitet. Nga ana e tyre, krerët e Beogradit kanë paralajmëruar grupet e armatosura shqiptare në Preshevë e kudo tjetër, që të mos reagojnë, përndryshe do të përndiqen ashpërsisht. Përfaqësuesit serbë në OSBE bënë të ditur se tani për tani, çështja e Kosovës po trajtohet si një problem politik dhe ligjor, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen qeveria të mos ndryshojë mendim e ta trajtojë atë si problem ushtarak. Por për gjendjen në Kosovë, reagimet e aspiratat e momentit, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.