2008-02-20 16:55:13

10 vjet pas shtegtimit të Gjon Palit II në Kubë, vizita e kardinalit Bertone nga 21 deri me 26 shkurt.


(20.02.2008 2008 RV)U nis sot paradite nga Aeroporti i Fiumiçinos, kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, për të mbërritur në Havanë, në dhjetëvjetorin e shtegtimit të paharruar apostolik të Gjon Palit II në Kubë. Atmosferë entuziaste pritjeje në ishullin karaibik, që jeton në klimën e zevendësimit të Fidel Kastros nga i vëllai, Rauli, gati një gjysëm shekulli pas fitores së revolucionit kastrist më 1959.Një program i ngarkuar me veprimtari e me çaste të posaçme e pret Hirësinë e Tij, që do t’i nisë takimet nesër paradite me vizitën në Seminarin e Shën Karlit e të Shën Ambrozit, e më pas me Meshën Shenjte në Katedralen e Havanës, për t’i përfunduar të martën, më 26 shkurt, me kremtimin e Meshës në Penalver, takimin me salezianët e salezianet e Havanës, vizitën në Shkollën e Mjekësisë Latinoamerikane dhe takimin me autoritetet civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.