2008-02-19 18:18:03

Pa viza kalimi i kufirit Shqipëri-Maqedoni


(19.02.2008 RV)Hiqen vizat ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas polemikave që shoqëruan vendosjen e regjimit të ri të vizave nga Shkupi, sipas të cilit shqiptarët duhej të shkonin në ambasadë për vizë, sa herë dëshironin të udhëtonin për në Maqedoni, mjaftoi vizita e kryeministrit Nikolla Gruevski që situata të përmirësohej. Sot në Tiranë, ministrat e jashtëm të të dyja vendeve nënshkruan marrëveshjen për kalimin e kufirit pa viza, marrëveshje e përshëndetur më pas në një konferencë shtypi të përbashkët të dy kryeministrave, maqedonasit Gruevski dhe shqiptarit Berisha.








All the contents on this site are copyrighted ©.