2008-02-18 14:25:24

Ipeshkvi i Kosovës izmot Dodë Gjergji në Shtrasburg për t’i kërkuar Bashkimit Evropian njohjen e Pavarësisë së Kosovës


(18.2.2008 RV)RealAudioMP3 Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji në Shtrasburg do të flas nesër para Parlamentin Evropian mbi Vendin, njofton zyra e shtypit e Kuries Ipeshkvnore e Prizerenit:
"Shume te Nderuar miq,
në fillim Ju urojmë gëzuar PAVARËSINË E KOSOVËS, me dëshirën e madhe që Shteti ynë i ri, të njihet sa më shpejt nga shtetet demokratike të botës dhe të ketë një prosperitet dhe zhvillim të hovshëm.

Me këtë rast, Ju njoftojmë se Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore dhe Demokristiane të Evropës (EPP-ED), në përkrahje të Paneuropa Union, është ftuar të dëshmoj para Parlamentit Evropian në Strassburg mbi gjendjen aktuale të Kosovës. Kjo seancë dëgjimore mbi Kosovën mbahet më 19 shkurt
2008 në Strassburg.
Ipeshkvi në këtë seancë do të mbaj një kumtesë për Kosovën, në të cilën do të shpalos ecurinë e saj gjatë shekujve, gjendjen aktuale dhe të ardhmen e saj.
Po ashtu, kumtesa do të jetë një dëshmi e Kishës Katolike të Kosovës, se Republika e Kosovës është pjesë e pandashme e Evropës dhe si e tillë ajo të integrohet në familjen e madhe Evropiane.
Pra, lidhur me këtë, ipeshkvi do të kërkoj nga parlamentarët evropian, që Pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008 nga Institucionet e Kosovës, ta njohin sa më shpejt shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Duke Ju uruar edhe njëherë për Pavarësi, Ju lusim që këtë njoftim ta publikoni ose shfaqni ne Mediat tuaja të respektuara".
me nderime të veçanta,
Don Agim Qerkini







All the contents on this site are copyrighted ©.