2008-02-17 16:06:33

Kosova u shpall Shtet i Pavarur dhe Sovran


(17 shkurt 2008 R.V.Prishtinë nga QIK) Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Deklaratën e Pavarësisë duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në botë. Nga dita e sotme vendi ynë quhet Republika e Kosovës, e cila është shprehje dhe mishërim i aspiratave të shumë brezave për liri dhe pavarësi. Pro deklaratës votuan 109 deputetë të pranishëm në sallë nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nuk ishin të pranishëm deputetët serbë. Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin dhe stemën.







All the contents on this site are copyrighted ©.