2008-02-17 20:27:40

Kosova shpall pavarësinë. Shqiptarët kudo në festë.


(17.02.2008 RV)Kosova shpall pavarësinë dhe miraton simbolet e shtetit më të ri të botës.
"Ne e shpallim Kosovën republikë demokratike dhe laike. …Kosova e pavarur do të jetë e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. …Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kosova e deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët”.
Këto ishin fjalët e shqiptuara sot në orën 15.50 nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para një parlamenti të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, që duartrokiti stuhishëm. Ndërkaq në shesh, mijëra e mijëra shqiptarë të Prishtinës, por edhe të ardhura nga vise të tjera të Kosovës e të trojeve të tjera ku banojnë shqiptarë, festonin me këngë e me valle realizimin e ëndrrës shumëvjeçare të popullsisë kosovare. Flamujt shqiptarë kuq e zi valëvisnin në të gjitha sheshet e për momentin, akoma nuk duket flamuri i ri i miratuar nga parlamenti, me hartën ngjyrë ari të Kosovës në fushën blu, me 6 yje të bardhë sipër. Por për ngjarjet e fundit në vend, të dëgjojmë informacionin e Lekë Musollit nga Prishtina







All the contents on this site are copyrighted ©.