2008-02-16 18:28:11

‘Dinjiteti i gruas’: reflektim i Atë Federiko Lombardit.


(17.02.2008 RV)Përballë rrymave kulturore, që përpiqen t’i sheshojnë ndryshimet seksuale të shkruara nga vetë natyra njerëzore, të shtunën e kaluar, gjatë audiencës me pjesëmarrësit në takimin për 20-vjetorin e Letrës Apostolike të Gjon Palit II ‘Mulìeris Dignitatem’, Papa rikujtoi planin e Hyjit mbi burrin e mbi gruan. Të ndjekim reflektimin e Drejtorit tonë mbi këtë argument:

Të falënderoj ty, grua, për vetë faktin se je grua! Me perceptimin, karakteristik për femërsinë tënde, ti pasuron kuptimin e botës dhe kontribuon për vërtetësinë e plotë të marrëdhënieve njerëzore”. Me këtë deklaratë të pasionuar mirënjohjeje, mund të themi edhe dashurie për çdo grua, Gjon Pali II përfundonte serinë e falënderimeve në ‘Letrën drejtuar grave’. Kontribut origjinal i tij në prag të Konferencës Botërore mbi gruan, mbajtur në Pekin më 1995.
Është e drejtë t’i rimarrim në dorë këto faqe, së bashku me Letrën mbi ‘dinjitetin dhe vokacionin e çdo gruaje” të 1988-tës, shkruar pikërisht njëzet vjet më parë, dokument origjinal e i pasur në mendime edhe ky, që mund ta quajmë më shumë ‘meditim’ sesa ‘trakatat’, ashtu si e quajti vetë Papa, ose ‘rilexim me sy femëror i Biblës”, siç u shpreh me mprehtësi një kometues i saj.
Benedikti XVI, duke folur në takimin e kohëve të fundit me temë ‘Gruaja e burri, njeriu në tërësi’, vuri theksin mbi aktualietin e dukshëm të temës, sepse ‘lidhja burrë-grua, në specifikën, reciprocitetin e në përplotësimin përkatës”, përbën pa dyshim, një pikë qëndrore të ‘çështjes antropologjike’, vendimtare në kulturën bashkëkohore e në fund të fundit, në çdo kulturë.
Papa vëren se kur gruaja ose burri pretendojnë të jenë të pavarur e mendojnë se i mjaftojnë vetvetes, rrezikojnë të mbyllen në vetrealizimin e tyre, i cili përfundon me në një vetmi ndrydhëse, prandaj është e rëndësishme që përparimet e shkencës dhe të dhënat e sotme mbi ndjeshmërinë kulturore, të vijojnë integrimin në perspektivën e planit të Hyjit, i cili krijoi qenien njerëzore mashkull e femër. Kundër mendësisë maskiliste, të krishterët duhet të promovojnë një kulturë, e cila i njeh gruas dinjitetin që i përket, në drejtësi e në realitetin e përditshëm dhe i krijon kushtet e nevojshme të bashkëpunojë për ndërtmin e shoqërisë, duke vlerësuar atë që Gjon Pali II dëshironte ta quante ‘gjeniu i saj tipik femëror”. Këtë detyrë e kemi ende përpara nesh, në Kishë e në botë!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.