Bashkësia katoliko-bizantine në Romë organizon një program me temë “Hyrje në leximin
e Shkrimit Shenjt”.
(17.02.2008 RV)Në kuadrin e Sinodit të Ipeshkvijve të Kishës katolike me temë
‘Fjala e Hyjit në jetën e në misionin e Kishës”, që do të mbahet më 5 deri më 26 tetor
2008 në Romë, Bashkësia e Shën Athanasit organizon një program për ‘Hyrjen në leximin
e Shkrimit Shenjt’, drejtuar nga profesor Giovanni Odasso i Universitetit Papnor Lateranens. Leksioni
i parë me temë: “Lidhjet ndërmjet Besëlidhjes së Vjetër e Besëlidhjes së Re” u mbajt
dje pasdite, në orën 17. 30.Dy leksionet e tjera, që do të trajtojnë temën “Nga Ungjilli
i kumtuar, tek Ungjijtë e shkruar” dhe ‘Perspektiva hermeneutike”, do të mbahen përkatësisht
më 8 mars e 5 prill, në sallën e mirënjohur nga shqiptarët mërgimtarë të Via dei Greci
46 – 00187 Romë.