2008-02-15 18:19:23

“Me vdekjen e tij, Krishti bëri që Hyji të banojë në zemrën e njeriut”: kardinali Vanhoi përfundoi reflektimet mbi Letrën drejtuar Hebrenjve në Ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve në Vatikan.


(15.02.2008 RVRealAudioMP3 “Në Besëlidhjen e Vjetër komunikimi i plotë ndërmjet njeriut e Hyjit ishte i pamundur, sepse Hyji shikohej si një fuqi e paafrueshme. Ndërsa Krishti, duke vdekur për njerëzimin, na mundësoi t’i afrohemi shtëpisë së Atit. Që atëherë e deri më sot rruga për të hyrë në shtëpinë qiellore kalon nëpër fenë, shpresën e dashurinë”. Këto, thënë me dy fjalë, janë reflektimet kryesore me të cilat kardinali jezuit, Albert Vanhoi, përfundoi meditimin mbi Letrën drejtuar Hebrenjve, në ditën e gjashtë të Ushtrimeve shpirtërore të Krezhmëve, të cilat i predikoi para Papës e Kuries Romake.







All the contents on this site are copyrighted ©.