2008-02-15 17:40:28

Presidenti amerikan Bush shkon në Afrikë


(15.02.2008 RV)RealAudioMP3 Do të fillojë pas pak udhëtimi i ri i presidentit amerikan Xhorxh Bush në Afrikë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, tashmë në fund të mandatit të tij presidencial, do të vizitojë Beninin, Tanzaninë, Ruandën, Ganën dhe Liberinë. Në plan të parë, ndihmat për luftën kundër epidemive, si SIDA dhe malarja, si edhe programet kundër varfërisë. Nuk do të mungojnë as diskutimet për krizat aktuale në Darfur dhe Kenia, si edhe rastet për të folur mbi zhvillimin ekonomik, investimet dhe tregtinë. Mbi misionin e presidentit Bush në Afrikë, të dëgjojmë ekspertin e revistës për Afrikën të kombonianëve “Nigrizia”, Rafaelo Zordan:
Ne mendojmë se presidenti Bush do të shkojë në kryeqytetet e ndryshme afrikane për të përsëritur vizionin amerikan për Kontinentin, e pra për të përforcuar aleancat me shtetet e reja për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar; së dyti, Bush dëshiron të kundërshtojë – në planin e aleancave – praninë kineze në Kontinent; e pastaj, të sigurojë kontrollin e burimeve të furnizimit me energji dhe minerale. Të mos harrojmë, se sot, 15% e importimeve amerikane të naftës vijnë nga Afrika, por në projektet amerikane për 10 vitet e ardhshme, kjo përqindje duhet të rritet në 25-35%.







All the contents on this site are copyrighted ©.