2008-02-14 18:02:18

Greqia i sjell probleme Maqedonisë për emrin


(14.02.2008 RV)Maqedonia reagon pas deklaratës së ministres së jashtme greke, Dora Bakojanis, sipas së cilës Shkupi ka bërë hapa prapa në përpjekjet për anëtarësim në NATO. Kryeministri Nikolla Gruevski sqaroi se problemi i vetëm me Greqinë është çështja e emrit. Athina nuk dëshiron që Maqedonia të njihet ndërkombëtarisht me këtë emër, por sipas Gruevskit, ka pak gjasa që qeveria e Shkupit të pranojë ndonjë version tjetër. Greqia krijon probleme edhe për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.