2008-02-13 17:49:14

Prishtina përgatitet për pavarësinë


(13.02.2008 RV)Prishtina është pushtuar nga ethet e përgatitjeve për ditën e pavarësisë, megjithëse data nuk është konfirmuar zyrtarisht. Galeria e Arteve të Kosovës ka parashikuar një program prej 72 orësh, ku do të paraqiten rreth 100 filma dokumentarë mbi paqen, realizuar nga artistë ballkanikë dhe evropianë. Studentët e artit figurativ do të realizojnë një pikturë me sipërfaqe 70 metra katror, në të cilën do të pasqyrohet historia e popullit të Kosovës. Filarmonia do të mbajë një koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë. Qeveria e Prishtinës ka caktuar 1 milion euro dhe ka ngritur një komision për festën. Vëmendje e posaçme do t’u kushtohet gazetarëve. Sot në Hotel Grand është hapur Qendra për Media dhe në dispozicion të gazetarëve është angazhuar personel i veçantë.







All the contents on this site are copyrighted ©.