2008-02-12 18:14:17

Pentagoni:dënim me vdekje për gjashtë terroristët e 11 shtatorit


(12.02.2008 RV)Pentagoni do të kërkojë dënimin me vdekje për gjashtë terroristë, të akuzuar për atentatin e 11 shtatorit 2001. Në 90 faqet e shkruara nga gjykatësit, Khalid Sheik Mohamed dhe pesë të tjerë duhet të përgjigjen për vrasjen e 2.973 personave, ndër të cilët tetë fëmijë, në atë që Pentagoni e ka quajtur “plan sulmi jashtëzakonisht të sofistikuar dhe afatgjatë, përgatitur nga Al Kaida”.


Sigurisë në internet për fëmijët e të rinjtë i kushtohet Dita e sotme e Internetit të Sigurtë që kremtohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Mesazhi që vjen nga Komisioni Evropian nuk e demonizon internetin, por thekson nevojën e mbrojtjes së të miturve nga rreziqet që ai sjell, të cilat shkojnë nga materiali pornografik në përdorimin e lojrave jo edukative ose të lidhura me persona që mund të shfrytëzojnë besimin e fëmijëve. U bëhet thirrje administratorëve të internetit të mos e lënë përdorimin e tij kritik vetëm në duart e prindërve, që në këtë rast dinë më pak se fëmijët e tyre.


Emergjencat e harruara janë në plan të parë të raportit të fundit të UNICEF-it, i cili nga Gjeneva u bën thirrje donatorëve të mbledhin 856 milion dollarë për të ndihmuar gra e fëmijë në 39 vende të goditura nga kriza humanitare. Një shembull: duhen 150 milion dollarë për të asistuar popullsinë e Sudanit, sidomos atë të Darfurit, ku refugjatët arrijnë shifrën 2 milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.