2008-02-12 16:57:00

Kalendari i kremtimeve që do të kryesohen nga Benedikti XVI gjatë tre muajve të ardhshëm.


(12.02.2008 RV)Zyra e kremtimeve liturgjike publikoi kalendarin e kremtimeve që do të kryesohen nga Benedikti XVI tre muajt e ardhshëm.
Të dielën, më 24 shkurt, Papa do të vizitojë famullinë romake të Shën Marisë çliruese në Monte Testaçio.
Të shtunën, më 1 mars, në orën 11, në Pallatin Apostolik, do të mbahet një konçistor për disa çështje që kanë të bëjnë me shpalljen e shenjtorëve të rinj.
Ndërsa të dielën, më 9 mars, një vizitë e re e Papës në dioqezën e tij: Benedikti XI do të shkojë për vizitë në Qendrën Rinore Italiane pranë Kishës së Shën Lorencit në Pishibus.
Pas së Dielës së Larit, 16 mars, kur Papa do të kryesojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, kremtimet do të arrijnë kulmin me Triditshen e Pashkëve.
Të Enjten e Madhe, më 20 mars, në orën 17. 30, Papa do të kremtojë Meshën e Darkës së Fundit të Zotit në Bazilikën Lateranense.
Një ditë më pas, të Premten e Madhe, do t’i prijë Udhës së Kryqit në Koloseo, duke nisur nga ora 21.00.
Të Dielën e Pashkëve, Benedikti XVI do të kremtojë Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, shoqëruar me bekimin ‘Urbi et Orbi’ drejtuar ‘Romës e Botës’ nga lozha qëndrore e Bazilikës së Vatikanit.
Të mërkurën, më 2 prill, Papa do të kremtojë një Meshë për shpirt të Gjon Palit II në Sheshin e Shën Pjetrit.
15 deri më 20 prill, pastaj, Ati i Shenjtë do të jetë në shtegtim apostolik, në SHBA. Kremtimi i fundit i muajit prill, do të jetë shugurimi meshtarak i diakonëve të dioqezës së Romës, të dielën, më 27, në Shën Pjetër.







All the contents on this site are copyrighted ©.