2008-02-12 16:59:08

Imzot Piero Marini: “Me Motu Proprion “Summorum Pontificum” Papa mbron unitetin e Kishës.


(12.02.2008 RV)Kryeipeshkvi Piero Marini, Kryetar i Komitetit Papnor për Kongreset Liturgjike, ka qenë, në gjirin e Kuries Romake, një nga protagonistët e stinës pas-konciliare, gjatë së cilës ndryshoi rrënjësisht pjesëmarrja e besimtarëve në kremtimet e ndryshme, duke filluar nga Mesha. Kjo përvojë e jashtëzakonshme tregohet, ndërmjet tjerash, në dy vëllime botuar kohët e fundit në gjuhën frënge e angleze. Në gjuhën frënge doli nga shtypi vëllimi ‘Cérèmoniare des papes’ (Ceremonieri i papëve) që përshkruan vitet e Imzot Marinit pranë dy papëve të kohëve të fundit; ndërsa në gjuhën angleze, vëllimi ‘A Challenging Reform’ (Sfida e një reforme), në të cilin përshkruhen pikërisht vitet e para të zbatimit të kësaj reforme liturgjike. Vëllimi i fundit është lexuar nga mediat si kundërvënie e Motu Proprios Summorum Pontificum, të cilën Imzot Marini, në një intervistë të gjatë dhënë Radio Vatikanit, e konsideron si kontribut të çmuar të Papës Racinger për unitetin e Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.