2008-02-11 17:57:21

Selia e Shenjtë dhe Italia kremtuan 79-vjetorin e Pakteve Lateranense.


(11.02.2008 RV)Për Selinë e Shenjtë dhe Shtetin italian sot ishte dita e përkujtimit tradicionale të Pakteve Lateranense të 1929-tës dhe rishikimit të Konkordatit të 1984-tës.
Këto pakte, gjithnjë aktuale, u nënshkruan me qëllimin e renditjes së veprimtarisë, së bashku e veçmas, në shërbim të së mirës së njeriut, për të arritur kështu në cakun e harmonisë shoqërore.
Festa fton për të ecur së bashku përpara, posaçërisht lidhur me temat themelore, siç është tema e jetës, e familjes dhe e edukimit, pa u vonuar me polemikat mbi laicitetin, që përsëriten herë pas here e që synojnë t’i heqin bashkëbiseduesit të drejtën e ligjshme për t’u shprehur.
Sidoqoftë, mund të themi se përgjithësisht 24 vjetët e kaluara që nga rishikimi i Pakteve Lateranense duhen konsideruar shumë pozitive.







All the contents on this site are copyrighted ©.