2008-02-11 18:25:36

Protesta në Shkup kundër ndërtimit të kishës ortodokse aty ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës


(11.02.2008 RV)Kryeredaktorë të 17 mediave të shkruara dhe elektronike në Maqedoni e kanë vlerësuar si ngjarjen më të turbullt në muajin janar vendimin e qeverisë për ndërtimin e një kishe ortodokse në qendër të Shkupit, pikërisht aty ku më parë ngrihej shtëpia e Nënë Terezës. Duket se vendimi është marrë për arësye politike, për të kënaqur pjesën ortodokse të popullsisë. Ndërsa Partia Liberal Demokrate i ka kërkuar kryeministrit, Nikolla Gruevski që të heqë dorë nga këto politika populiste dhe të përdorë më mirë paratë në dispozicion, Lëvizja qytetare “Zgjohu”, në protestën e organizuar në fundjavë, kërkoi që në vendin ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës, të ngrihet një muze për të.

Bashkimi Evropian ka botuar listën e zezë të personave të padëshiruar për Maqedoninë, të cilët paraqesin kërcënim për paqen në rajon. Në listën e këtij viti figurojnë 17 vetë, ndërmjet të cilëve tre emra të rinj në krahasim me listën e mëparshme. Sipas Shkupit, ata kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit.







All the contents on this site are copyrighted ©.