2008-02-11 18:18:24

Kosova përgatitet për shpalljen e pavarësisë. Festa pa teprime për respekt ndaj serbëve.


(11.02.2008 RV)RealAudioMP3 Kosova përgatitet për pavarësinë, ndërsa në Serbi nuk dihet se ç’fat do të kenë koalicioni qeveritar Tadiç-Koshtunica. Më 17 shkurt, pra të dielën sipas kryeministrit Hashim Thaçi, ose me 24 shkurt, sipas zërave të tjerë që qarkullojnë, Prishtina do t’i thotë lamtumirë Beogradit një herë e përgjithmonë. Kjo natyrisht ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi, ku sipas presidentit Tadiç, Kosova do të njihet menjëherë vetëm nga katër shtete evropiane. Edhe sot, ambasadori i Serbisë në Itali, i bën thirrje qeverisë së Romës të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, për Thaçin, rreth 100 shtete në të gjithë botën janë gati të bëjnë hapin e parë drejt shtetit të ri, pra ta njohin atë. Vetë Thaçi e kaloi të dielën duke trokitur në portat e atyre pak serbëve që kanë mbetur në Kosovë, për t’i siguruar se në shtetin e ri do t’u garantohen të gjitha të drejtat. Por serbët e Mitrovicës duken të vendosur të mbajnë lidhjet me Beogradin, duke refuzuar Prishtinën. Për atmosferën që i paraprin shpalljes së pavarësisë të ndjekim informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…








All the contents on this site are copyrighted ©.