2008-02-08 18:46:57

Papa kujton Mjeshtrin e Madh të Urdhërit të Maltës, Vëllaun Bertje, që ndërroi jetë dje.


(08.02.2008 RV)Papa shpreh hidhërimin e tij të thellë për vdekjen e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit Sovran Ushtarak Spitalor të Shën Gjonit të Jeruzalemit, Rodit e Maltës, Vëllaut Andre Bertje, që vdiq dje në Romë në moshën 78 vjeçare. Në një telegram drejtuar Vëllaut Xhakomo Dalla Torre, mëkëmbës ad interim i Urdhërit, Papa e kujton të ndjerin si personalitet me kulturë të gjërë, që u shërbeu gjithë jetën njerëzve të ligësht e, sidomos, Kishës, duke dhënë një dëshmi të shkëlqyer të jetës së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.