Benedikti XVI do të jetë në SHBA nga 15 deri më 20 prill. Papa do të vizitojë Selinë
e OKB-së dhe kryeqytetin, Uashingtonin.
(08.02.2008 RV)Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se më 15 deri më
20 prill 2008, Papa do të bëjë një shtegtim apostolik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
si dhe një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në shtegtimin e
tij të 8-të ndërkombëtar, Benedikti XVI do të shkojë në Nju Jork dhe në kryeqytetin
e SHBA, Uashington. Papa do të niset më 15 prill për në Uashington nga aeroporti
i Fiumiçinos. Do të qëndrojë në kryeqytetin amerikan deri të premten, më 18 prill,
kur do të niset për në Nju Jork. Sipas programit, do të kthehet më 21 prill në aeroportin
e Çampinos.