2008-02-07 17:26:52

Takim i Komisionit dypalësh Seli e Shenjtë - Izrael.


(07.02.2008 RV)Komisioni i përhershëm dypalësh i punës i Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Izraelit, të hënën a kaluar organizoi një takim në Jeruzalem. Komunikata e përbashkët – sipas Agjensisë Azia Njuz – pohon se të dyja palët vijuan, në një atmosferë shumë të përzemërt, bisedimet mbi çështjet fiskale dhe pronat, ende të pazgjidhura ndërmjet Kishës e Shtetit të Izraelit. Në Notën përkatëse theksohet se të dy delegacionet, që do të takohen përsëri më 17 mars, shprehën dëshirën të shpejtojnë punën, të bëjnë hapa përpara gjatë muajve të ardhshëm e ta përfundojnë sa më parë ‘Marrëveshjen përfundimtare’. Kjo do të shënonte edhe përfundimin e bisedimeve, të cilat vijojnë prej 15 vjetësh, me nënshkrimin e një traktati global mbi të gjitha çështjet e taksave dhe të pronave, aktualisht të pazgjidhura, për t’i dhënë Kishës në Izrael siguri juridike e fiskale.







All the contents on this site are copyrighted ©.