2008-02-07 17:26:42

Në takimin ndërkombëtar, organizuar nga dikasteri i laikëve në 20-vjetorin e ‘Mulieris Dignitatem” po flitet për marrëdhëniet burrë-grua.


(07.02.2008 RV)“Gruaja dhe burri, njeriu në tërësinë e tij”. Me këtë titull u hap sot në Romë një takim ndërkombëtar kushtuar 20-vjetorit të Letrës Apostolike “Mulieris dignitatem’, botuar nga Gjon Pali II në vitin 1988. Temat kryesore – pjesëmarrja e gruas në misionin e Kishës e në shoqëri si dhe marrëdhëniet burrë-grua
Marrin pjesë përfaqësues të 49 vendeve të botës e të 40 konferencave ipeshkvnore.
Punimet i hapi kardinali Stanislao Rilko, kryetar i Këshillit Papnor për Laikët, organizator i takimit, duke theksuar se ‘Mulieris Dignitatem’ është dhuratë e madhe për Kishën e kohës sonë, gur kilometrik, dokument i parë i magjisterit papnor kushtuar plotësisht gruas.







All the contents on this site are copyrighted ©.