2008-02-07 14:28:51

Nga ngjarjet në botë


(7.2.2008 RV)RealAudioMP3 Sulme të reja izraelite në Rripin e Gazës. Natën e kaluar trupa, tanke dhe avionët ushtarët izraelitë kanë goditur zonën e Zhabalisë. Gjatë luftimeve më palestinezët ekstremistë, janë vra gjashtë aktivistë të Hamasit radikal islamik dhe një luftëtar i Xhihadit islamik, bëjnë të ditur zedhënësit e të dyja organizatave. Të mërkurën qenë plagosur dy fëmijë izraelitë, si pasojë e një rakete të hedhur në jug të vendit nga eksremistët palestinezë. Zevëndëskryeministri izraelit, Haim Ramon, e kërcënoi grupin e Hamasit radikal që zotëron Rripin e Gazës me "një luftë në të gjitha frontet".
Forcat amerikane dhe irakiane kanë gjetur një video ku shfaqen fëmijë nën moshën 11 vjeç, të armatosur dhe të stërvitur nga Al Kaeda. Pesë videot janë zbuluar gjatë një sulmi të forcave të koalicionit në kërkim të pjesëtarëve të Al Kaedes në veri të Bagdatit në muajin dhjetor. Fëmijët janë të filmuar të rrethuar nga armë dhe granata gjatë stërvitjes. Amerikanë shpresojnë se me këto pamje filmike të fëmijëve të përdorur për terrorizëm do të bindin irakianët për të dalë kundër militantëve islamikë.
Në Cad tensioni është gjithnjë i lartë. Sipas qeverisë së presidentit Deby kryengritësit janë mundur e qeveria e ka nën kontroll situatën, por sipas disa burimeve të pavarura në Vend koalicioni i kryengritësve është ende tek portat e kryeqytetit. Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq nga luftimet në kryeqytetin N'xhamena, në fundjavën e kaluar, u vranë të paktën 160 njerëz dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën.
Në kuadër të debateve për rritjen e forcave ushtarake në Afganistan, sot në kryeqytetin e Lituanisë takimi i NATO s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO s, ka këmbëngulur se misioni Aleancës në Afganistan nuk është duke dështuar dhe se NATO-ja mbetet e angazhuar atje për një kohë të gjatë.Në Afganistan aleatët zhvillojnë luftime të ashpëra me talebanët radiakalislamik por për asgjësimin e tyre lypen më shumë trupa.
Një anije turke rrezikon të ndotë ujërat e Adriatikut pasi mori flakë pranë brigjeve kroate të Rovinit në Istër. 22 anëtarët e ekuipazhit dhe 9 udhëtarë të tjerë u shpëtuan nga një anije greke, por anija turke rrezikon të fundoset e të derdhë në det karburantin e materilet tjera kimike që transportonte, njoftojnë burimet kroate.
Kandidatët demokratë për Shtëpinë e Bardhë Hillari Klinton e Barak Obama po përpiqen të sigurojnë fitoren, pasi rezultatet e votimit në 22 Shtete i rënditen ata shumë pranë njëri-tjetërit. Beteja e demokratëve do të vazhdojë deri në konventen e partisë në gusht, ku do të përzgjigjet njëri prej kandidatëve. Deri atëherë rivalet do të përballen edhe në gjashtë votime të tjera në ditët e ardhshme duke filluar nga e shtuna







All the contents on this site are copyrighted ©.