2008-02-05 17:21:19

Në SHBA votohet për nominations


(05.02.2008 RV)E marta e madhe sot ne SHBA, ku zhvillohen zgjedhjet partiake paraprake për president. Në 24 shtete të SHBA-së votohet për të zgjedhur kandidatët demokratë e republikanë për sfiden finale për president të ardhshëm në SHBA.

Mbi 1000 persona të vdekur në Kenia. Bilanci i përleshjeve pas zgjedhjeve të përgjakshme në Kenia është mbi 1000 të vdekur e 304 mijë të pastrehë, ka bërë të ditur sot Kryqi i Kuq.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër sulmët e rebelëve në Çad dhe i bën thirrje Bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë në të gjitha format qeverinë e presidentit Idris Debi kundër rebelëve të Bashkimit të Forcave demokratike. Për shkak të luftimeve të ashpëra, me mijëra persona janë larguar nga kryeqytei i Çadit. Bashkimi Evropian thotë se luftimet në Çad nuk do ta pengojnë atë që të vendosë misionin e tij paqeruajtës për të mbrojtur refugjatët nga rajoni i Darfurit në Sudanin Perëndimor.
Në Awad, në veri të Baghdadit një terrorist kamikaze ka vrarë 8 luftëtarë anti-al Kaeda të grupit ‘ Rizgjimi’ duke shpërthyer në erë para shtëpisë së një sheiku sunit që është kundër al Kaedës. Ndërsa në anën tjetër forcat ushtarake amerikane në provincën Xhijala të Irakut kanë vrarë 15 luftëtarë të Al Kaidës. Gjatë kësaj kohe ushtria amerikane ka përforcuar sulmet në veri të Bagadadit kundër rebelëve.
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad do të vizitojë Egjiptin muajin e ardhshëm me thirrjen e autoriteteve egjiptiane. Lajmi është i gazetës ‘Haaretz’. Vizita e Ahmadinejadit do të jetë vizita e parë zyrtare e një presidenti iranian në Egjipt që nga Revolucioni islamik i vitit 1979, kur Kajro vendosi të reduktonte në minimum kontaktet me Teheranin.







All the contents on this site are copyrighted ©.