2008-02-04 17:17:36

Mbrojtja e vlerave të krishtera, që po minohen nga shekullarizmi: sfida e ipeshkvijve të Kosta Rikës, që sot në vizitë ‘ad Limina’.


(04.01.2008 RV)Një vend që e njohu Ungjillin 450 vjet më parë, përmes predikimit të një françeskani, por që sot po e humbet kujtesën e vlerave të veta të lashta të krishtera, nën ndikimin e fuqishëm të shekullarizimit. Është fjala për Kosta Rikën, shtet i vogël i Amerikës Qendrore, ndërmjet oqeanit Atlantik e atij Paqësor. Ipeshkvijtë e këtij vendi janë për vizitë ‘ad Limina’ tek Benedikti XVI, i cili sot paradite priti grupin e parë të prelatëve kostarikanë.Kosta Rika, me katër milionë banorë, 80% e të cilëve katolikë, ashtu si shumë vende të tjera latino-amerikane, duhet të përballojë frymën e relativizmit fetar, që vijon të përhapet e të minojë themelet e dinjitetit njerëzor në kuptimin e krishterë të fjalës, duke nisur nga respekti për jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.