2008-02-01 19:35:09

Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria e shohin të vështirë njohjen e pavarësisë së Kosovës


(01.02.2008 RV)Bashkimi Evropian nuk pret ndonjë reagim me dhunë nga Serbia në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kështu u shpreh komisarja evropiane për marrëdhëniet e jashtme, Benita Ferrero-Valdner, në prag të ballotazhit të së dielës ndërmjet presidenti aktual europeist, Boris Tadiç dhe ultranacionalistit Tomisllav Nikoliç. Por Ferrero-Valdner shprehu shqetësim për pakicat etnike serbe në Kosovë. Sipas saj, nëse kërcënohet OSBE-ja në vend dhe detyrohet të largohet, askush nuk mund të sigurojë më jetën e tyre të përditshme, pavarësisht se qeveria e Prishtinës ka dhënë garanci për këtë.
Ndërkaq, vende të ndryshme evropiane po prononcohen njëra pas tjetrës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Deri tani, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria kanë thënë se e shohin të vështirë njohjen e pavarësisë së një vendi, që do të krijonte precedent për situata të tjera të ngjashme.







All the contents on this site are copyrighted ©.