U paraqit në Lezhë, kalendari "Ambasadorët e paqes”
(31.01.2008 RV)Një kalendar krejt i veçantë, i realizuar nga ‘Ambasadorët e
paqes’, ka arritur prej disa ditësh në Programin e Radios sonë: është dygjuhësh: italisht
e shqip, për t’i treguar botës, gjithnjë të ngarkuar me konflikte, se një bashkësi
fëmijësh, në një fshat shqiptar, përpiqet të japë kontributin e vet për paqen. Nuk
janë presidentë, as kryeministra, por janë besimtarë, e prandaj besojnë se Princi
i Paqes do ta kurorëzojë veprimtarinë e tyre. Këto e të tjera u kujtuan gjatë paraqitjes
së Kalendarit ‘Ishulli i paqes’ pak ditë më parë në sallën e bibliotekës së Lezhës:
shërbim i Violeta Marashit: