2008-01-29 19:08:12

Presidenti italian vendos nesër ç'do të bëhet pas Prodit


Përfunduan në Itali, konsultimet e presidentit të Republikës, Xhorxho Napolitano me partitë politike, pas rënies së qeverisë së Romano Prodit. Nesër, kreu i shtetit do të njoftojë vendimin e tij. Hipoteza mbi të cilën po punohet nuk është ajo e organizimit të zgjedhjeve të reja, por e krijimit të një qeverie institucionale, që duhet t’i kërkojë më pas votëbesimin parlamentit. Ideja e Napolitanos është të kryhet ndryshimi i ligjit elektoral, para zgjedhjeve.









All the contents on this site are copyrighted ©.