2008-01-29 18:50:37

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e Kryepeshkopit të Athinës dhe të gjithë Greqisë, Kristodulos.


(29.01.2009 RV)Në një telegram drejtuar metropolitit të Karistia e Skiros, Serafim, Papa shpreh ngushëllimet e tij të ndjera për vdekjen e parakohshme të Kryepeshkopit të Athinës e të gjithë Greqisë, Kristodulos, që ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare. Benedikti XVI kujton me emocion vizitën historike të Kristodulos në Vatikan në dhjetorin e vitit 2006, pas pritjes vëllazërore që Kryepeshkopi i pati bërë Gjon Palit II gjatë shtegtimit të tij në Athinë, më 2001. Këto ngjarje – nënvizon Papa – hapën një epokë të re bashkëpunimi të përzemërt ndërmjet katolikëve e ortodoksëve të Greqisë, duke shumfishuar takimet e miqësinë, në kërkim të një bashkimi më të ngushtë në rrethanat e zgjerimit të Evropës së Bashkuar. Pasi siguron se e ndjen veten afër e se lutet për shpirtin e të Ndjerit, Papa uron që Kisha ortodokse e Greqisë, me ndihmën e hirit të Hyjit, t’i forcojë më tej arritjet baritore të Kryepeshkopit Kristodulos.
Kujtojmë se salikimet do të kryesohen nga Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, në katedralen e Athinës, ndërsa homelinë do ta mbajë metropoliti Anthim i Selanikut. Selia e Shenjtë do të përfaqësohet nga kardinali Pol Pupard, kryetar nderi i Këshillit Papnor të Kulturës dhe nga Imzot Farrel, sekretar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.